Presidenti Nishani takon ambasadoren Glover: Raporti mbi zgjedhjet, brenda 10 javësh

Jun 30, 2015 | 16:43
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka takuar ditën e sotme ambasadoren dhe kryetaren e misionit vëzhgues të ODIHR-it Audrey Glover.

Presidenti Nishani me ambasadoren Glover

Ambasadorja Glover tha se vullneti politik mbetet kyç në këtë proces, ndërkohë që ai mbetet i pakodifikueshëm në legjislacion. Ajo bëri me dije se bashkë me ekipin monitorues do të përmbyllin raportin në harkun e 8-10 javëve të ardhshme, duke reflektuar edhe rekomandimet për përmirësimin e mëtejshëm të proceseve të ardhshme zgjedhore në Shqipëri.

Gjithashtu, Nishani zhvilloi takime edhe me bashkëraportuesit për Shqipërinë në Këshillin e Evropës, Jonathan Evans dhe Andrej Hunko.

Presidenti Nishani informoi mbi hapat e hedhur deri më tani, veçanërisht në kuadër të reformës në drejtësi, duke e konsideruar atë përparësi të përparësive dhe çelës për suksesin e reformave në fusha të tjera. Ky proces kërkon një mekanizëm plotësues ligjor, vullnet të mirëfilltë politik, si dhe ndëshkimin me të njëjtin standard të elementëve të korruptuar dhe dëmtues të sistemit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura