Presidenti Nishani takohet me ambasadorin amerikan, Donald Lu

Jun 16, 2015 | 10:11
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është takuar me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donal Lu. Takimi është zhvilluar në mjediset e Presidencës.

Ambasadori Amerikan, Donald Lu dhe Presidenti Nishani

Ky takim është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nuk dihen me saktësi temat e tij. Por ai vjen vetëm pesë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 21 qershorit.

Kohët e fundit, ambasadori amerikan ka shprehur shqetësimet e tij për përfshirjen në politike të personave me rekorde kriminale. Gjithashtu, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Lu ka theksuar se SHBA-të do t’ua ndalojnë vizat zyrtarëve shqiptarë të korruptuar. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura