Presidenti Nishani i jep shtetësinë shqiptare akademikut dhe nënkryetarit të Parlamentit të Kosovës, Sabri Hamiti

May 22, 2015 | 20:59
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës Bujar Nishani i dorëzoi dekretin e dhënies së shtetësisë shqiptare, nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin familjarë dhe figura të rëndësishme të jetës akademike dhe kulturore të vendit.

Bujar Nishani dhe Sabri Hamiti

Në fjalën e ti Presidenti Nishani u shpreh: “Sot nëpërmjet një akti, dekretit të dhënies së shtetësisë shqiptare Akademik Sabri Hamitit dua të shpreh mirënjohjen dhe nderimin e shtetit tonë për një figurë simbolike të ruajtjes së identitetit kombëtar. Një mision ky i realizuar përmes veprës së tij të shumanshme mbi 35 vëllime, të qëndresës, intuitës dhe vizionit erudit, në të cilën ideologjia naimiane ‘Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar.’ është kudo e pranishme, ndaj të dashur miq, ky dekret bashkon përmbajtjen me formën.”,-deklaroi Nishani. Pasi mori në dorëzim dekretin, akademiku Sabri Hamiti u shpreh se ndihej tepër i vlerësuar.

“Ju e përmendet në fjalën tuaj identifikimin e tipit në naimian. Po të gjithë ne jemi nxënës të rilindësve edhe në kuptimin emocional dhe në kuptimin atdhetar – nacional. Për një poet tjetër më i vonshëm se Naimi, por sigurisht i burimësisë Naimiane, Lasgushi Poradeci thoshte: Më pat lindur vendi i Zotit, bëj punën e njeriut. Atë që i madhi na jep tutje, na jep të bëjmë punën e njeriut, në kuptimin edhe filozofik edhe në kuptimin personal. Pra, të punojmë aq sa mundeni që shqiptarët siç janë historikisht, gjeografikisht, evropian të jenë edhe politikisht të tillë.”,-deklaroi Hamiti. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura