Presidenti nga Populli, cilët janë 9 deputetët që firmosin pro Blushit

Jun 27, 2016 | 11:10
SHPËRNDAJE

Dhjetë deputetë të Kuvendit kanë firmosur propozimin për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së Persidentit.

Në listën e firmëtarëve bie ne sy fakti qe pervec deputeteve tashme te deklaruar kunder Rames, Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi jane edhe socialistet Arta Dade dhe Luljeta Arapi.

Gjithashtu edhe nga demokratet eshte Eduard Selami, ish kryetar i PD-se dhe nje nder kritiket e Lulzim Bashes.

mimoza_hafizi_ben_blushi_22776

Statusi i Mimoza Hafizit

Kam kënaqësinë që në emrin e një grupi deputetësh, të shpall nismën për dy ndryshime të rëndësishme në Kushtetutën e vendit, përmes projektligjit bashkëlidhur.

Me amendamentin e parë kushtetues, ne kërkojmë që Presidentin e Republikës t’ia japim popullit.

Ka të paktën dhjetë vjet diskutimesh, idesh dhe përpjekjesh në politikën shqiptare dhe në opinionin publik për zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli. Një President i zgjedhur nga populli, dhe jo nga Kuvendi, do të jetë figurë e pavarur nga politika e ditës dhe përfaqësues i unitetit të popullit në ushtrimin e detyrave të tij të rëndësishme kushtetuese. Ne nuk kërkojmë ndryshimin e kompetencave të Presidentit, kërkojmë vetëm ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së tj. Në shumë vende të botës, që nga SHBA e Franca, por edhe Mali i Zi, Turqia, Sllovenia, Serbia, Rumania, Kroacia, Bullgaria, Polonia, Moldavia, Maqedonia, etj., Presidenti i Republikës zgjidhet nga populli.

Me amendamentin e dytë kushtetues, ne kërkojmë që popullit t’i bëhet e mundur të ndryshojë Kushtetutën e vendit. Me Kushtetutën aktuale, këtë të drejtë populli e merr vetëm nëse bëhen bashkë 94 deputetë, ose 2/3 e parlamentit. Por 94 deputetë është e vështirë të bien dakord. Edhe kur bien dakord, preferojnë ta ndryshojnë kushtetutën vetë, pa pyetur popullin, siç ka ndodhur në vitin 2008. Ne kërkojmë që ky numër të ulet në 2/5, pra në 56 deputetë.

Sot diskutohet fort për reformën në drejtësi, por populli shqiptar e ka të pamundur të marrë pjesë në këtë proces. Me ndryshimin që ne propozojmë, popullit shqiptar i lind e drejta që të vendosë vetë për reformën në drejtësi dhe për reforma të tjera të rëndësishme.

Amendamentet i përgatitëm me Arta Daden dhe Ben Blushin, në diskutim me një grup deputetësh të spektrit të gjerë të parlamentit, të cilët po i rendis në vijim. Vazhdojmë kontaktet me shumë deputetë të tjerë dhe me grupet parlamentare, për të siguruar mbështetjen e nevojshme që këto ndryshime në Kushtetutë të miratohen.

Besojmë se këto ndryshime kushtetuese janë të domosdoshme për jetën demokratike të vendit. Prandaj do i kërkojmë opinionit publik dhe të gjithë qytetarëve të ushtrojnë presion mbi deputetët e tyre për ta mbështetur këtë nismë.

Bërthama e parë e deputetëve propozues (sipas rendit alfabetik)

Agron Duka

Arta Dade

Ben Blushi

Dashamir Shehi

Eduard Selami

Luljeta Arapi

Mimoza Hafizi

Nard Ndoka

Tahir Muhedini

Vangjel Dule

kushtetuta 1kushtetuta 2kushtetuta 3kushtetuta 4kushtetuta 5kushtetuta 6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura