Presidenti Meta vlerëson me titullin “Mjeshtër i Madh” atletin e ndjerë Kastriot Sulçe: Nderim për kontributin e dhënë në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit

Dec 8, 2021 | 15:13
SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit Ilir Meta ka nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, atletin e ndjerë Kastriot Sulçe.

ilir sulce

Përmes një postimi në facebook, Meta shkruan se ky vlerësim për rekordmenin e njohur të atletikës shqiptare, vjen në Ditën e Rinisë, për shkak dhe të angazhimeve që ai kishte në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit ’90.

“Sot pata kënaqësinë të nderoj me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, rekordmenin e atletikës shqiptare, të paharruarin Kastriot Sulçe.

Edhe pse për shkak të persekutimit politik dhe internimeve familjare u diskriminua dhe u privua të stërvitej, si të gjithë bashkëmoshatarët e tij, ai kurrë nuk u thye, nuk u dorëzua dhe nuk e braktisi ëndrrën për të qenë kampion duke mbetur përgjithmonë një shembull frymëzimi për më të rinjtë.

Nderimi i Tij, sot në Ditën e Rinisë, është edhe një shprehje vlerësimi për kontributin e veçantë të dhënë në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit ’90, që përmbysi regjimin më mizor të kontinentit dhe solli Demokracinë, Lirinë dhe Pluralizmin Politik.

Falenderoj futbollistin dhe trajnerin e mirënjohur Jani Kaçi, që gjithmonë është kujdesur për të lartësuar me meritë figurën e atletit të jashtëzakonshëm, kampion kombëtar me fanellën e “Skënderbeut”, Kastriot Sulçe”, shkruan Ilir Meta.

ilir meta

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura