Presidenti Meta uron nxënësit dhe mësuesit me foton e veçantë nga bankat e shkollës: Vit i mbarë dhe plot arritje të shkëlqyera

Sep 27, 2021 | 10:10
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zgjedhur të urojë nxënësit dhe mësuesit për vitin e ri shkollor me një foto të veçantë, ku shfaqet i ulur në bankat e shkollës.

ilir meta

Kreu i Shtetit uron që ky vit i ri shkollor të jetë plot arritje të shkëlqyera në rrugën e dijes, veçanërisht për vogëlushët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!

“Një vit të mbarë dhe me plot arritje të shkëlqyera në rrugën e dijes, veçanërisht për vogëlushët, të cilët ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!

Urime të ngrohta dhe shumë suksese për të gjithë mësuesit dhe profesorët në misionin e tyre fisnik! ????”, shkruan Presidenti Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura