Presidenti Meta uron homologen e Hungarisë në marrjen e detyrës: Besimplotë se në mandatin e saj do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Mar 10, 2022 | 17:03
SHPËRNDAJE

katalin novak

Presidenti Ilir Meta ka uruar në marrjen e detyrës, homologen e Hungarisë  Katalin Novak. Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shteti shprehet besimplotë se në mandatin e saj do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve dhe popujve tanë.

“Urimet më të përzemërta dhe shumë suksese Presidentes së zgjedhur të Hungarisë, Katalin Novak.

Besimplotë se në mandatin e Saj do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Mirënjohje të thellë, për rolin e rëndësishëm dhe të vazhdueshëm mbështetës të Hungarisë në procesin jetik euro-atlantik të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura