Presidenti Meta uron Ditën e Mësuesit dhe bën thirrje të mos harrohet kurrë amaneti i Petro Nini Luarasit

Mar 7, 2020 | 9:30
SHPËRNDAJE

88951539_2851106964935558_9166271047949877248_n

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar sot të gjithë arsimtarët për festën e tyre të 7 Marsit. Duke e quajtur këtë një ditë nderimit të madh ër çdo mësues, pedagog dhe profesor shqiptar, kreu i shtetit ka veçuar gjithashtu edhe mësuesen e tij të parë dhe të gjithë profesorët e pedagogët që i kanë dhënë mësim.

Meta ka veçuar amanetin e Petro Nini Luarasit, i cili thotë:

“Mblidheni gjakun tim që ta përdorin fëmijët për të shkruar shqip!”

POSTIMI I PLOTE

Gëzuar 7 marsin, Ditën e Mësuesit!
Gëzuar këtë ditë nderimi të madh për çdo mësues, pedagog dhe profesor shqiptar, dhe shumë sukese në misionin fisnik të mëkimit të dijes, vlerave qytetare, atdhetare e patriotike!

Një urim dhe një falenderim të veçantë kam sot për mësuesen time të parë Lenin, mësueset e mia tek “Kongresi i Lushnjës”, “Fan Noli” dhe “Sami Frashëri”, Kadrie Dibra, Kasiani Nikolla, Afërdita Saraçi, Dolorez Cipo, Mirjana Hoxhasi, Nafie Ciu, Ana Papa, Fatmira Kocani, Enis Terhati, Edmond Gega e shumë të tjerë, si dhe për të gjithë profesorët e pedagogët e mi të dashur të cilët i kujtoj me shumë respekt dhe nostalgji.

Nderim përjetë dhe mirënjohje gjeneratave të mësuesve shqiptarë që me sakrifica sublime u vunë në ballë të lëvizjeve kombëtare, jo vetëm për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë, por edhe për demokratizimin e saj, duke i prirë zhvillimit, emancipimit dhe demokratizimit të vendit!

Faleminderit edhe të gjithë mësuesve, pedagogëve e profesorëve të nderuar që së bashku me ajkën e elitës së intelektualëve shqiptarë janë vënë sot në ballë të PRANVERËS KUQEZI!

Lavdi përjetë atyrë që dhanë jetën për gjuhën tonë të shenjtë!
Të mos harrojmë kurrë amanetin e Petro Nini Luarasit: “Mblidheni gjakun tim që ta përdorin fëmijët për të shkruar shqip!” ??✒??

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura