Presidenti Meta takon Sekretarin e Përgjithshëm të PABSEC: Dimensioni parlamentar, element i rëndësishëm në nxitjen e nismave rajonale politike

Oct 28, 2021 | 12:15
SHPËRNDAJE

ilirmeta

Presidenti Ilir Meta ka takuar këtë të enjte Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi, Asaf Hajiyev.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kreu i Shtetit shkruan se dimensioni parlamentar mbetet një element i rëndësishëm për nxitjen e nismave rajonale politike e ekonomike.

Postimi i Ilir Metës:

Kënaqësi të takoja sot Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), z.Asaf Hajiyev dhe ta përgëzoja për angazhimin e tij serioz në kuadër të kësaj organizate të rëndësishme rajonale. Dimensioni parlamentar mbetet një element i rëndësishëm në nxitjen dhe mbështetjen e nismave rajonale politike, ekonomike dhe të sigurisë, ndaj roli i vital i PABSEC-ut e bën bashkëpunimin rajonal funksional dhe të dobishëm për qytetarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura