Presidenti Meta takon kreun e Parlamentit kroat: Thellimi i bashkëpunimit mes dy parlamenteve do t’i japë impuls të ri procesit të integrimit të Shqipërisë

Oct 30, 2019 | 19:42
SHPËRNDAJE

 

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot Kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandroković.

Në facebook, ndërsa ndanë foto nga takimi, Meta shkruan se thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve do t’i japë një impuls të ri forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

meta

Postimi i plotë:

Kënaqësi e veçantë të takoja Kryetarin e Parlamentit kroat, z.Gordan Jandroković.

Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve do t’i japë një impuls të ri forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

I lumtur që komuniteti shqiptar në Kroaci, përfaqësohet në Parlamentin kroat me deputeten e nderuar, znj.Ermine Lekaj Prljaskaj, një tjetër tregues i lidhjeve të forta tradicionale shqiptaro-kroate.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura