Presidenti Meta takon Hotin: Duhet platformë gjithëpërfshirëse për dialogun me Serbinë. Liberalizimi i vizave domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë

Jul 3, 2020 | 17:13
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta priti sot në takim kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Me një njoftim për mediat, Presidenca bën me dije se Kreu i Shtetit e uroi Kryeministrin Hoti për detyrën e re dhe “për sa më shumë suksese në të mirë të Kosovës”.

Po ashtu në takim u diskutua rreth intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, proceseve të përbashkëta integruese në Bashkimin Europian, si dhe zhvillimeve në rajon.

e2dd5df1-1910-4803-95a6-a8f7c364c39d

Në këtë kuadër janë të mirëpritura përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, për rifillimin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces”, tha Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit shprehu besimin se institucionet e Kosovës do të vijojnë të përfaqësojnë interesin më të mirë të Kosovës në dialogun me Serbinë, ndërsa theksoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë.

3b11d3da-610d-4df0-8a17-4ce32baee6ba 8af059f4-c673-457d-ab5d-d6ba19368937

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura