Presidenti Meta reagon për aksidentin tragjik: Ndaj dhembjen e madhe me familjet e viktimave nga Kosova, shërim të shpejtë të lënduarve

Jul 25, 2021 | 12:30
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shpreh ngushëllimet për aksidentin tragjik në Kroaci, ku një autobus nga Kosova doli nga rruga dhe si pasojë 10 persona humbën jetën.

meta-aksidenti

Në mesazhin ngushëllues, Kreu i Shtetit shqiptar thotë se ndan dhimbjen me familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve i uron shërim të shpejtë.

“Me trishtim të thellë përcolla lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci.

Ndaj dhembjen e madhe me familjet e viktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Pasagjerëve të lënduar ju uroj shërim të shpejtë.

Falenderoj autoritetet kroate, në veçanti për kujdesin shëndetësor të ofruar për të plagosurit”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Presidentit Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura