Presidenti Meta pret në takim delegacionin e Asamblesë së OSBE: 9 kërkesat e Bundestagut, harta e vetme e rrugës për Shqipërinë

Nov 18, 2019 | 17:31
SHPËRNDAJE

 Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të kryesuar nga Presidenti i Asamblesë, George Tsereteli, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Roberto Montella.

Kreu i Shtetit falënderoi Asamblenë Parlamentare të OSBE-së për mbështetjen që ka dhënë ndër vite për forcimin e shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike të vendit, duke kërkuar njëkohësisht vëmendje dhe angazhim edhe në të ardhmen në ruajtjen dhe forcimin e vlerave që Organizata dhe shtetet pjesëmarrëse mishërojnë.

ccb45f6d-3aaf-4639-a406-564cc04083d8

Duke ju përgjigjur interesimit për situatën politike në vend, Presidenti Meta theksoi me forcë domosdoshmërinë e zbatimit të reformës në drejtësi vetëm sipas Kushtetutës së miratuar me konsensus tre vite më parë.

Në lidhje me procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe rajonit, Presidenti vlerësoi angazhimin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së për të mbështetur procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të jenë përsëri objekt shqyrtimi në Samitin e Zagrebit që do të zhvillohet në maj të vitit 2020”, – vijoi Presidenti i Republikës, “dhe, në këto 6 muaj, 9 kërkesat e Bundestagut duhet të shërbejnë si harta e vetme e rrugës për Shqipërinë që mund të çojë në një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në”.

Në lidhje me Kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së për vitin 2020, Presidenti Meta u shpreh se, Shqipëria ka mundësinë që të japë një kontribut thelbësor për Organizatën.

5141baca-8459-4f37-bbb6-25f31a70fd30 a5b2a2c2-7de3-4834-8396-3d0d98a0e28a

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura