Presidenti Meta njoftoi nisjen e hetimit ndërkombëtar për shembjen e Teatrit, reagon Europa Nostra: Mbrojtja e trashëgimisë është çelësi i të ardhmes evropiane

May 23, 2020 | 10:51
SHPËRNDAJE

Agjencia evropiane për mbrojtjen e trashëgimisë, Europa Nostra ka reaguar pas vendimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta në lidhje me nisjen e një hetimi ndërkombëtar për shembjen e Teatrit Kombëtar.

godina e shembur e teatrit kombetar

Nëpërmjet një shënimi në Twitter, Europa Nostra kanë falënderuar Presidentin për angazhimin e tij në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe njohjen e rolit kryesor të shoqërisë civile për ndërtimin e shoqërive demokratike.

“Ne e përshëndesim angazhimin e fortë të Presidentit Ilir Meta për trashëgiminë kulturore, si një burim kyç i të ardhmes evropiane të Shqipërisë. Ne gjithashtu e falënderojmë atë për njohjen e rolit kryesor të shqoërisë civile për ndërtimin e shoqërive demokratike. Teatri Kombëtar është një simbol i këtyre vlerave!” shkruan Europa Nostra.

Më herët Presidenti i vendit, Ilir Meta teksa njoftoi nisjen e një hetimi ndërkombëtar për shembjen e teatrit, u shpreh se tashmë atë duhet ta konsiderojmë një anëtar të ri të Europa Nostra.

“Ne u pajtuam për domosdoshmërinë e fillimit të një hetimi ndërkombëtar për këtë çështje dhe informimin e mëtejshëm në nivelin me të lartë të BE-së. Nga sot më konsideroni mua një anëtar të ri të Europa Nostra”, shkruante Presidenti.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura