Presidenti Meta në meshën e Kishës Ortodokse Arbëreshe në Romë: Emocion i veçantë predikimi në gjuhën e Gjergj Kastriot Skënderbeut (VIDEO)

Oct 31, 2021 | 14:00
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në meshën e Kishës Ortodokse Arbëreshe të Shën Thanasit në Romë.

M

Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i shtetit thotë se është kënaqësi dhe emocion i veçantë predikimi në Arbërisht, në gjuhën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

MESAZHI I METËS

I lumtur të merrja pjesë sot në meshën e së dielës në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë.

Kënaqësi dhe emocion i veçantë predikimi në Arbërisht, në gjuhën e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Një traditë e jashtëzakonshme, që së bashku me kulturën dhe traditat e vyera, trashëgohet prej shekujsh brez pas brezi dhe ruhet në ditët e sotme nga klerikët e nderuar arbëreshë, të cilët i përgëzova për përkushtimin në mbrojtjen e gjuhës, kësaj vlere të madhe kombëtare.

Ju bashkova lutjeve të besimtarëve për mbrojtjen dhe begatinë e Shqipërisë, të komunitetit tonë të dashur Arbëresh dhe për forcimin e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera me popullin dhe Italinë mike!

meta 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura