Presidenti Meta në darkën zyrtare të DASH, nxjerr videon me Pompeon: Konfirmova në fjalën time se Shqipëria …

Feb 6, 2020 | 9:02
SHPËRNDAJE

meta

Presidenti i vendit Ilir Meta ka nisur vizitën zyrtare disa ditore në SHBA. Kreu i Shtetit eshte i ftuar në darkën zyrtare të Departamentit Amerikan te Shtetit me Aleancen Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare, si i ftuar zyrtarisht nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, teksa ndan me ndjekesit nje video nga nisja e takimit, Meta thekson se konfirmoi në fjalën e tij se Shqipëria do vazhdojë të jetë shembull i harmonisë ndërfetare dhe një mbështetëse aktive e Aleancës.

Postimi i Metes 

I nderuar të merrja pjesë në darkën zyrtare të organizuar në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare.
Unë konfirmova në fjalën time se Shqipëria do vazhdojë të jetë shembull i harmonisë ndërfetare dhe një mbështetëse aktive e Aleancës.
Së bashku me SHBA dhe partnerët tanë, përmes Deklaratës së Parimeve, forcuam angazhimin e përbashkët për mbrojtjen dhe avancimin e lirisë së besimit, si një e drejtë themelore e njeriut dhe për të kundërshtuar çdo forme dhune e shkelje të saj, kudo që të shfaqet. https://bit.ly/2S4Gjtb ?????

Nderkohe gjate qendrimit ne SHBA, Presidenti Meta pritet te takoje zyrtare te larte te Administrates Amerikane, ne Kongres dhe ne Senat.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura