Presidenti Meta ndan momentin e veçantë të tifozëve të Romës dhe Feyenoord-it: Futbolli duhet të bashkojë njerëzit dhe kombet

May 25, 2022 | 18:39
SHPËRNDAJE

Para nisjes së finales së ligës së Konferencës në stadiumin Air Albania në Tiranë, presidenti Ilir Meta ka ndarë një foto të tifozëve të Romës dhe Feynoordit që pozojnë bashkë.

ilir-meta

Meta shprehet se futbolli duhet të bashkojë njerëzit dhe kombet dhe promovon vlerat më të mira sportive. Ai thekson se ku mesazh duhet të përcillet edhe sot në këtë mbrëmje që po afron.

“Një foto sa një mijë fjalë nga Tirana në prag të finales së madhe të Uefa Europa Conference League!

Futbolli bashkon njerëzit e kombet dhe promovon vlerat më të mira sportive! Ky mesazh uroj të përcillet edhe sot në këtë mbrëmje të mrekullueshme që po afron!”, shkruan presidenti.

281568959_558236309004942_5961350604766899170_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura