Presidenti Meta mirëpret Vitin e Ri, poston foton krah bashkëshortes, Monika Kryemadhit: Mirë se erdhe 2022

Jan 1, 2022 | 8:19
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka pritur vitin e ri 2022 krah familjes së tij.

ilirmeta

Kreu i shtetit, ka publikuar në rrjetin social Facebook, një foto me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

“Mirëseerdhe 2022” – shkruan Presidenti në postim.

Disa orë para ndërrimit të viteve kreu i shtetit ka shpërndarë një mesazh ku uron shqiptarët për shëndet, mbarësi, paqe, lumturi, dhe begati.

Ndër të tjera presidenti thekson se Viti i Ri do ta shohë Shqipërinë më demokratike, më të drejtë, të bashkuar dhe të fortë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura