Presidenti Meta flet për kohët që nuk duhet të kthehen kurrë: Të ruajmë e të mbrojmë …

Nov 9, 2019 | 12:30
SHPËRNDAJE

Sot, në kremtimin e 30-vjetorit të rënies së murit të Berlinit, presidenti i vendit, Ilir Meta, duke kujuar daten historike, ben edhe nje apel te forte.

ilir-meta-675x450

Me nje shenim ne faqen e tij ne facebook, teksa poston edhe nje video me nje fragment nga fjalimi i Presidentit Regan nga Berlini, që i parapriu rënies së Murit, thekson se “kjo dite na kujton sot se duhet të ruajmë dhe të mbrojmë këto vlera për të mos u kthyer kurrë më në ato kohë!”.

Mesazhi i Metës

Rikthimi 30 vjet më parë, i lirisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në gjysmën e shtypur të Europës, na kujton sot se duhet të ruajmë dhe të mbrojmë këto vlera për të mos u kthyer kurrë më në ato kohë!

***

Dita kur ra Muri i Berlinit 

Mё 9 Nёntor 1989 mori fund Lufta e Ftohtё globale mes diktaturave dhe demokracive. Liria e rifituar çoi nё afrimin mes Lindjes dhe Perёndimit.

Ai ishte simboli pёr ndarjen e botёs nё Lindje dhe Perёndim, pёr luftёn mes komunizmit dhe kapitalizmit: Muri i ngritur nё Berlnin mё 1961 nga Republika Demokratike e Gjermanisё (RDGJ) e qeverisur nё mёnyrё diktatoriale, shkruan DW.

Pjesa perёndimore ishte njё zonё 155 km e rrethuar me beton e tela me gjemba, por megjithatё njerёzit nё kёtё zonё mund tё lёviznin anё e mbanё tё lirё. Berlini Perёndimor ishte pra njё ishull i lirisё nё mes tё territorit tё RDGJ-sё komuniste.

Nё tё kundёrt pёr shumicёn e gjermano-lindorёve qё ishin kaq pranё Perёndimit pёr dekada Berlini Perёndimor ishte si toka e ёndёrruar. Kjo ndryshoi rrufeshёm mё 9 Nёntor 1989, pasi nё njё konferencё shtypi tё transmetuar drejtpёrdrejt nё televizion nё Berlinin Lindor u shpall ligji i ri pёr udhёtimet jashtё vendit. Nё bazё tё kёtij ligji do tё lejoheshin edhe udhёtimet nё Perёndim – ligji hynte nё fuqi menjёherё!

Imazhet e njerёzve duke brohoritur nё kalimet e hapura kufitare nё Berlin u pёrhapёn nё mbarё botёn. Ato shёnuan nё mёnyrё emocionuese fundin faktik tё ndarjes gjermane. Njё vit pas kёsaj mё 3 Tetor 1990, vendi i ndarё politikisht pas fundit tё Luftёs sё Dytё Botёrore festoi ribashkimin. Kjo ngjarje historike botёrore u bё e mundur vetёm sepse katёr fuqitё fituese tё luftёs ishin dakord: aleatёt perёndimorё demokratё SHBA, Britania e Madhe dhe Franca nga njёra anё dhe Bashkimi Sovjetik (BRSS) komunist nga ana tjetёr.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura