Titulli “Mjeshtër i Madh” në 60-vjetorin e lindjes, presidenti Meta nderon drejtuesin e Partizanit

Jan 28, 2020 | 21:02
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar në ditën e lindjes ish-futbollistin e njohur Genc Tomori me titullin “Mjeshtër i Madh.

Me një shënim në facebook, Meta shkruan se Tomori është dalluar për aftësitë e tij edhe në arritjen e rezultateve të larta me ekipet e moshave, ndërsa ka kujtuar golin ndaj Gjermanisë në ndeshjen e 20 nëntorit 1983 për Kualifikueset e Europianit.

a1487dcc-20bf-4b8d-ad0e-a53d2c5822dc

I përshëndes të gjithë sportdashësit dhe dashamirësit e Genc Tomorit me këtë gol të paharruar të tij, që kalonte në avantazh Shqipërinë ndaj Gjermanisë së madhe të Rumeniges dhe Shumakerit, në ndeshjen e 20 nëntorit 1983 për Kualifikueset e Europianit, pas një aksioni fantastik në krahun e djathtë që dinte të realizonte vetëm një Shqipëri sulmuese e Shyqyri Rrelit dhe Medin Zhegës”, shkruan mes të tjerash Meta, ndërsa ka postuar edhe videon e këtij momenti.

Postimi i plotë:

Kënaqësi e veçantë, jo vetëm t’i uroja sot futbollistit të shquar të Partizanit dhe Ekipit Kombëtar, Genc Tomorit, 60-vjetorin e lindjes, por edhe ta vlerësoja me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, në mirënjohje dhe nderim për pasionin dhe kontributin e spikatur si futbollist, trajner dhe drejtues i përkushtuar prej gati tre dekadash me “të kuqtë” dhe Kombëtaren kuqezi, i dalluar për aftësitë e tij edhe në arritjen e rezultateve të larta me ekipet e moshave.

I përshëndes të gjithë sportdashësit dhe dashamirësit e Genc Tomorit me këtë gol të paharruar të tij, që kalonte në avantazh Shqipërinë ndaj Gjermanisë së madhe të Rumeniges dhe Shumakerit, në ndeshjen e 20 nëntorit 1983 për Kualifikueset e Europianit, pas një aksioni fantastik në krahun e djathtë që dinte të realizonte vetëm një Shqipëri sulmuese e Shyqyri Rrelit dhe Medin Zhegës

e619f900-ef06-4c9a-bd92-9ba47a6ddbcd

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura