Presidenti maqedonas, Pendarovski shpreh rezerva për Mini-Shengenin ballkanik

Oct 29, 2019 | 22:06
SHPËRNDAJE

Pavarësisht se kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev mori pjesë në takimin e Nishit përkrah presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për të diskutuar për të ashtuquajturin “Mini-Shengenin” ballkanik, presidentit maqedonas, Stevo Pendarovski shpreh rezerva.

73256004_1675615342570079_3422475506207948800_n

“Nëse Shengeni apo Mini-Shengeni, sido që ta quajmë, do të na ofrohet nga Brukseli si një lloj kompensimi në këmbim të anëtarësisë së plotë në BE, do të isha kundër kësaj ideje. Sepse e kam dëgjuar diçka të tillë nga disa cepa të shoqërisë evropianë se EEA (zona evropiane ekonomike) plus mini-shengeni mund të jenë një zëvendësues për anëtarësimin në BE. Duke patur parasysh këtë kontekst nga vendimi i fundit i Këshillit Evropian do të isha shumë i kujdesshëm për këtë çështje”, u shpreh Pendarovski në RTSH.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura