Presidenti kallëzoi penalisht kreun e KED, reagon PD: Akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës. Me veprimet në shërbim të partisë në pushtet, Dvorani ka…

Nov 19, 2019 | 16:12
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike e ka cilësuar “një akt në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese”, kallëzimin e penal që Presidenti Ilir Meta firmosi sot ndaj ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, tha se me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.

ff913f55-ece4-4a78-9693-a7879af3742e

Deklarata e plotë:

Kallëzimi penal i Presidentit të Republikës ndaj Kryetarit të KED është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

Me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, Ardian Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.

Partia Demokratike beson se një hetim i shpejtë, i plotë dhe i pavarur  i shkeljeve të ligjit nga Ardian Dvorani, është një gur themeli për rikthimin e besimit tek drejtësia.

Nga veprimet e prokurorisë do të varet, nëse shqiptarët mund të besojnë akoma se Reforma në Drejtësi nuk u bë që sistemi të kontrollohet nga Edi Rama, por për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe për të trajtuar shqiptarët si të barabartë para ligjit.v

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura