Presidenti jep dorëheqjen, sheikët braktisin klubin e Premier Ligës

Apr 17, 2021 | 14:02
SHPËRNDAJE

Shefilld Junajtid po kalon një periudhë shumë të vështirë, teksa mbajnë vendin e fundit në renditje dhe rënia eshët thuajse e sigurt.

1200px-Musaad

Megjithatë sikur të mos mjaftonte kjo, klubit anglez i largohet edhe presidenti. Princi Musad Bin Khalid Al Saud, ka dhënë dorëheqjen si president i klubit.

Sipas tij gjithçka lidhet me arsye personale. Kujtojmë se Al Saud e mori në pronësinë e tij klubin në shtator të vitit 2019, kur ishte vetëm 26 vjeç, duke u bërë kështu presidenti më i ri në futbollin profesionist. Sheiku ka njoftuar ditën e sotme largimin, duke dhënë dorëheqjen, teksa tashmë klubi i Shefilldit do të kalojë në pronësinë e dikujt tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura