Presidenti i Zimbabve shkarkohet nga posti drejtues i partisë në pushtet, kërkohet dorëheqja edhe nga….

Nov 19, 2017 | 16:31
SHPËRNDAJE

Presidenti i Zimbabve Robert Mugabe është shkarkuar nga posti drejtues i partisë në pushtet në këtë vend. Në vend të tij është emëruar zëvendës Presidenti Emmerson Mnangagëa.

_98818790_663b45d9-1492-4b38-95d9-68b5a02814db

Forumi drejtues përjashtoi nga radhët e partisë edhe Grace Mugaben, bashkëshorten e presidentit. Partia gjithashtu po ushtron trysni ndaj tij që të japë dorëheqjen deri të hënën në mesditë , ose përndryshe të përballet me procedurën e shkarkimit.

Po ashtu opozita ka bërë  me dije se nëse zoti Mugabe nuk tërhiqet nga posti i presidentit, atëherë shkarkimi i tij do të bëhet nëpërmjet hetimit parlamentar dhe për këtë ka siguruar mbështetjen dhe bashkëpunimin e partisë në pushtet.

Presidenti Mugabe nuk ka asnjë synim të dorë hiqet duke e bërë kështu të vlefshëm atë që e quan grusht shteti. Çifti presidencial është gati “të vdesë për të mbrojtur të drejtën” tha për Routers nipi i presidentit, Patrick Zhuëao.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura