Presidenti i Serbisë pritet të shkojë në Bruksel/ Vuçiç: Pres vazhdimin e dialogut me Prishtinën në maj ose qershor

Apr 17, 2021 | 18:17
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se do të shkojë dy herë në Bruksel dhe se pret bisedime të mira e konstruktive, si dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën në maj ose qershor.

vucic

Vuçiç tha se gjatë vizitës së tij të parë në Bruksel, ai do të bisedojë me përfaqësuesit evropianë, Borell, Von der Layen, Varei dhe Lajçark, shkruan Tanjug.

Ai ka folur edhe rreth dokumentit jo zyrtar të publikuar në disa mediume sllovene, ku bëhet fjale për ri-definim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“Unë jam i zhgënjyer me çmobilizimin e plotë intelektual të publikut tonë, elitës dhe pseudo-elitës, ku ata ofrojnë vlerësime për diçka që askush nuk e ka parë në asnjë mënyrë dhe janë apriori pro ose kundër diçkaje. Unë iu përkas atyre që do t’i hidhen mbi kokë dikujt, pa parë diçka ”, tha Vuçiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura