Presidenti i ri dhe zgjedhjet në parti, PS mbledh kryesinë. Ja çfarë pritet të diskutohet

Apr 27, 2022 | 18:01
SHPËRNDAJE

PS-ja ka mbledhur sot Kryesinë, ku pritet të vendoset një datë mbi mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, që do të vërë në zbatim vendimet e Kongresit. Po sot mësohet se do të diskutohet edhe se cilat do të jenë lëvizjet që do të bëjë PS-ja deri në kandidaturën fituese për Presidentin e ri.

rama kryesia

Kujtojmë se në kongresin e PS-së, të mbajtur në Tiranë më 9 prill, u miratuan edhe disa ndryshime në statut. U ndryshua mënyra e zgjedhjes së kryetarit të partisë në rang bashkie, ku për herë të parë do të merret mendimi i qytetarëve të zonës. Ndërkaq, do të shkarkohen në bllok 61 kryetarët aktualë të PS në rang bashkie.

Për herë të parë, krijohet një sekretariat ekzekutiv në nivelin e 61 bashkive, pra me zyra në çdo bashki, ku do të mbledhë dhe përpunojë informacione për llogari të PS-së në qendër. Informacioni i mbledhur do të ketë në fokus anëtarësinë, votuesit, problematikat, historikun e partisë në zonën përkatëse, sfidat zgjedhore etj.

Një sekretariat tjetër do të ngrihet për emigracionin, me qëllim për të afruar votën e emigrantëve dhe për të shtuar strukturat jashtë vendit. Ky sekretariat do drejtohet nga Laert Duraj.

Do shtohet edhe Sekretariati për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, në krye të të cilit u zgjodh Eridian Salianji. Është marr vendimi edhe për ngritjen e një Sekretariati për Koordinimin, me në krye Blerina Gjylametin.

Ndërkaq, Blendi Klosi është zgjedhur sekretar për Organizimin e PS-së. sekretare për Burimet Njerëzore është zgjedhur Anila Denaj. Sekretar për Digjitalizimin është zgjedhur Etjen Xhafaj, ndërsa sekretare për Gruan është zgjedhur Etilda Gjonaj.

Romina Kuko është zgjedhur sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë. Gjithashtu, do të ngrihet një mekanizëm i ri, përmes të cilit të gjithë anëtarët e partisë do të japin opinionin e tyre për funksionimin e institucioneve vendore dhe qendrore me anë të fletëve sekrete.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura