Presidenti i Polonisë qeras njerëzit me kafe në rrugë (VIDEO)

May 25, 2015 | 17:43
SHPËRNDAJE

 Presidenti i sapozgjedhur i Polonisë Andrzej Duda ka dalë në rrugë duke i shërbyer qytetarëve, duke shpërndarë kafe në rrugët e Varshavës. Fitorja e 43-vjeçarit shënon fitoren e parë të madhe elektorale në pothuajse një dekadë për opozitën dhe Partine e Ligjit dhe Drejtësisë.

Rezultatet zyrtare për zgjedhjet presidenciale ende nuk kanë dalë, por Bronislaw Komorowski që po largohet e pranoi humbjen pasi sondazhet e publikuara e renditën atë me 47 për qind te votave dhe Duda me 53 përqind.

“Unë jam shumë e lumtur. Me një president të tillë, unë dua të jetoj dhe punoj në këtë vend”,- tha një grua.

Fitorja e Dudas ka gjasa që të tringëllojë këmbanat e alarmit për qeverinë. Ajo përballet me garën e vet zgjedhore më vonë brenda këtij viti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura