Presidenti i PE mbështet hapjen e negociatave: Si do t’ua shpjegojmë njerëzve pse i vonojmë? Do e kemi vështirë…

Oct 18, 2019 | 12:29
SHPËRNDAJE

2ba6f3370c746cdbf267f97c8c35aec5-800x

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ka shprehur gjithashtu mbështetjen e tij për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sic raporton “EuObserver”, pasditen e te enjtes, teksa foli ne hapjen e samitit te Këshillit Evropian në Bruksel, ai tha:

“Ne mbështesim hapjen e menjëhershme të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Komisioni Evropian është në favor të kësaj dhe ne do ta kemi të vështirë t’i shpjegojmë njerëzve të atyre vendeve pse po i vonojmë ata”.

“Kur ne u bëjmë thirrje vendeve fqinje të bëjnë një përpjekje shtesë për të ndryshuar dhe ata e bëjnë këtë, është detyra jonë që t’i bashkohemi kësaj përpjekje”, tha ai.

peflaja sasolli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura