Presidenti i Moldavisë: Të jemi të sinqertë, nuk mund të ketë një Evropë të fortë pa Federatën Ruse

Feb 14, 2020 | 22:03
SHPËRNDAJE

Evropa vetëm sa do të bëhej më e fortë nëse krijon lidhje më të afërta me Rusinë, ka thënë presidenti i Moldavisë.

1574837747_1548757323_1540539672_1537781047_279475

Igor Dodon bëri thirrje për më shumë bashkëpunim ekonomik ndërmjet Moskës dhe Brukselit, të cilat janë përfshirë në një betejë sanksionesh që kur Rusia aneksoi Krimenë.

Ai tha se Bashkimit Europian i duhen ide të reja dhe se propozimi i tij do të bashkonte anëtarët e bllokut.

“Mendoj se Rusia do ta ndihmonte BE-në të bëhej më e fortë” tha Dodon gjatë intervistës në Çisinau.

“Le të jemi të sinqertë: nuk mund të ketë një Evropë të fortë pa Federatën Ruse”, shtoi ai.

“Unë besoj në një Europë të madhe, nga Lisbona në Vladivostok. Ishte Sharl De Gol ai që e pati për herë të parë këtë ide dhe kjo është përsëritur shpesh edhe nga udhëheqës të ndryshëm botëror. Mendoj se kjo është zgjidhja e vetme për ta bërë Europën më të fortë përballë sfidave të së ardhmes”.

Moldavia, ish-pjesë e Bashkimit Sovjetik e ndodhur midis Ukrainës dhe Rumanisë, firmosi një marrëveshje politike dhe tregtare me BE-në në 2014 duke ngjallur zemëratë tek Rusia, por Çisinau i ka hedhur sytë edhe nga Lindja dhe ka statusin e mbikëqyrësit në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik.

“Unë mendoj se lidhja më e fortë midis Rusisë dhe BE-së është e pashmangshme, pavarësisht vendeve që kanë një qëndrim të ashpër mbi sanksionet politike”, tha au gjatë një interviste për EuroNews.

“Mendoj se është e pashmangshme që do të ekzistojë një dialog dhe kjo periudha e pasigurisë në marrëdhëniet midis këtyre dy aktorëve global do të kalojë”.

Dodon, dikur kreu i partisë socialiste pro ruse të Moldavisë, mban postin e presidentit që nga viti 2016.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura