Presidenti i Malit viziton Shqipërinë, pritet nga presidenti Meta

Dec 10, 2017 | 16:59
SHPËRNDAJE

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanović, do të mbajë një vizitë zyrtare nesër në vendin tonë pas kërkesës së bërë nga presidenti Ilir Meta.

FZH_0975 (1)

Në një njoftim të bërë nga Presidenca thuhet se presidenti Vujanoviç do të jetë nesër në Shqipëri dhe pas takimit do të ketë një konferencë për shtyp.

“Me ftesë të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, nesër, datë 11 dhjetor 2017, do të vijë për një vizitë shtetërore në Shqipëri, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanović. Pas takimi dy Presidentët do të zhvillojnë një konferencë për shtyp”.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura