Presidenti i Kie mbështet hapur Ballkanin e Hapur: Ftoj të gjitha shtetet t’i bashkohen

May 20, 2022 | 12:28
SHPËRNDAJE

Presidentin i Këshillit Europian, Charles Michel, deklaroi nga Tirana se ai personalisht e mbështet Ballkanin e Hapur dhe ftoi të gjitha vendet për t’iu bashkuar nismës së ndërmarrë nga tirana, Beogradi dhe Shkupi.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Michel deklaroi me nota pozitive se nisma e Ballkanit të Hapur rrit bashkëpunimin me shteteve në rajon.

“Për sa i përket Ballkanit të Hapur, unë personalisht e mbështes Ballkanin e Hapur dhe uroj që të gjithë të bashkohen në këtë nismë. Sa më shumë që të jenë aq më të mëdha mundësitë për të bashkëpunuar për të forcuar strukturat ekonomike e politike. Kjo do ta lehtësojë afrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Me paketa financiare shumë të mëdha që BE ka aktivizuar për BP. Janë paketa që kërkojnë të favorizojnë lidhjet rajonale për të rritur bashkëpunimin ekonomik.”, tha Michel.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura