Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu takim me botuesin e Illyria, Vehbi Bajrami. Diskutohet ngritja e redaksisë së “News24” në SHBA

Dec 3, 2022 | 16:30
SHPËRNDAJE

Hysenbelliu-Vehbiu-7-e16700554014015477Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu ka pasur mbrëmë një takim me pronarin e gazetës historike shqiptaro-amerikane në SHBA, Illyria, Vehbi Bajrami.

Gjatë bisedës u diskutua ideja e hapjes së redaksisë së News24 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të qenë më pranë komunitetit shqiptar në këtë vend.

Televizioni më i ndjekur i shqiptarëve në SHBA do të jetë një pikë lidhje e fortë e komunitetit me vendin amë.

Hysenbelliu-Vehbiu-7-e167005540140154

Redaksia e News 24 në SHBA do të jetë një dritare e rëndësishme për diasporën për të folur mbi zhvillimet në vendin ku ata jetojnë, si vendi aleat strategjik dhe më i rëndësishmi në kontributin për vendosjen e demokracisë në Shqipëri.

Vehbi Bajrami, botues i gazetës shqiptaro-amerikane Illyria në New York, ish-drejtor i seksionit shqip të Zërit të Amerikës, aktivist dhe lobist për çështjen shqiptare në Uashington është një nga shqiptarët më me ndikim në SHBA.

Hysenbelliu-Vehbiu-7-e1670055401401547

Hysenbelliu-Vehbiu-7-e16700554014015

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura