Presidenti i Federatës Italiane: Duam që ky kampionat të vazhdojë, sezoni i ardhshëm nuk mund të nisë pas…

Mar 27, 2020 | 23:34
SHPËRNDAJE

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit Gabriel Gravina theksoi se sezoni i ardhshëm futbollistik 2020-2021 nuk mund të mund të fillojë se 15 gushti.

Gabriele-Gravina

Kreu i futbollit italian foli dhe për çështjen e pagave të futbollistëve në Itali, ku ka patur ankesa të shumta pasi klubet po mendonnë reduktojnë pagat për shkak të dëmit të madh ekonomik që do të shkaktojë koronavirusi.

“Rinisja e kampionatit dhe sezoni i ardhshëm – Synimi primar është që të vazhdojmë kampionatin. Kemi ndjekur një skenar për vazhdimin e ligës sepse mendoj se është zgjedhja e duhur. Jemi të bindur se do të përpiqemi me të gjitha mënyrat në çdo rrugë të mundshme për të shpëtuar këtësezon pa kompromentuar tjetrin. Do të kemi kampionatin europian dhe aktivitete të tjera të kombëtareve dhe nuk mund të mendojmë që ta nisim kampionatin pas 15 gushtit.

seria a

Pagat e futbollistëve – Janë ndërmarrë disa iniciativa, ka propozime për të gjetur një rrugë të mesme mes pozicioneve të ndryshme që mbajmë. Nuk mund të pretendojmë se edhe futbolli nuk po vuan prej dëmit ekonomik prej koronavirusit njësoj si industritë e tjera në të gjithë vendin”, përfundoi presidenti i Federatës Italiane të Futbollit Gabriel Gravina.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura