Presidenti i Bundestagut pret Metën, çfarë u diskutua për negociatat

Jun 15, 2018 | 13:44
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u prit sot nga Presidenti i Bundestatug të Gjermanisë, Dr. Wolfgang Schäuble.

meta gjermaniPresidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e gjithanshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, 30 vite bashkëpunim diplomatik dypalësh.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi rolin dhe angazhimin e Gjermanisë në drejtim të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bahkimin Evropian.

Duke iu referuar progresit të bërë në përmbushjen e prioriteteve kyçe, Presidenti Meta, theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që do të kishte një vendim pozitiv i Bundestagu gjerman në favor të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Çelja e negociatave vetëm do të na ndihmonte më shumë për të adresuar më mire të gjitha prioritetet dhe përmbushur standardet dhe kriteret e nevojshme, si dhe do të jepte një sinjal shumë pozitiv për të gjitha forcat në rajon – nënvizoi Presidenti Meta.

Gjatë takimit u vlerësua premtuese dhe inkurajuese marrëveshja mes qeverisë greke dhe asaj maqedone për zgjidhjen e cështjes së emrit të Maqedonisë dhe u theksua rëndësia e përfundimit të fazës finale të dialogut Kosovë-Sërbi.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë shqetësimin për çështjet e sigurisë që kërcënojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe theksuan nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë në këtë drejtim, si në nivel dypalësh ashtu edhe në atë rajonal e evropian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura