Presidenti Hënes tregon planin e Bajernit: Tuhel na refuzoi, vitin tjetër blerje 100 milionë euro

Aug 20, 2018 | 15:39
SHPËRNDAJE

Presidenti i Bajernit, Uli Hënes, ka folur në lidhje më të ardhmen e klubit gjerman. Ai është shprehur se bavarezët do të rikthehen fuqishëm dhe se ky sezon që vjen do të jetë i rëndësishëm për të ardhmen e klubit. “Ne aktualisht po mbledhim të ardhura për të blerë lojtarë të mëdhenj në vitin e ardhshëm. Por, jo të gjithë ata që shpenzojnë më shumë fitojnë më shumë”, shpjegoi ai, por refuzoi idenë që të financohej ky ndryshim nëpërmjet shitjes së yjeve të ekipit.

Uli Henes

“Mund të merrnim oferta prej 150 milionë eurosh për Levandovskin, por në fund vendosëm që të mos largohej. Nuk kemi asnjë qendërsulmues tjetërm përveç Vagner dhe mbi të gjitha nuk gjenim ndonjë që mund të shënonte mbi 30 gola në një sezon. Duam gjithashtu që të investojmë tek akademia jonë, gjë që e kemi nisur së fundmi. Lojtarët e moshave do të kenë mundësinë të provojnë shansin e tyre dhe në skuadrën e parë duke u stërvitur gjatë sezonit”, tha Hënes.

Henes

Një temë tjetër ishte ajo e afrimit të Niko Kovaç në stolin e skuadrës, duke hedhur poshtë idenë se ai kishte qenë trajneri që mbetej pas shumë refuzimesh. “Jemi të lumtur që kemi zgjedhur Niko Kovaçin, i cili mund t’iu flasë si i barabartë lojtarëve, pasi në të kaluarën ka qenë vetë një i tillë. Sigurisht, Hejnkes ishte zgjedhja jonë e parë, por ai e kishte ndarë mendjen për t’u larguar nga Bajerni dhe ne nuk donim të këmbëngulnim pa pushim. Më pas i telefonuam Tuhelit, por ai ishte i vendosur të shkonte në Paris. Kështu që u fokusuam te Kovaç. Kurse Nagelsman nuk ishte një alternativë as për vitin 2019”, u shpreh presidenti.

ROBEN DHE RIBERI

“Roben dhe Ribery? Të dy duhet të kuptojnë që nuk mund të luajnë më çdo ndeshje, kjo temë ka qenë pjesë e bisedimeve gjatë rinovimit të kontratës në muajin prill.

1520949307_876172_noticia_normal

Lojtarët e dinë këtë gjë dhe besoj se nuk do të kemi asnjë problem gjatë sezonit. Forma e tyre gjatë përgatitjeve ka qenë shumë e mirë kjo u pa edhe në turneun e Amerikës. Ata kanë qenë dhe do të jenë një pjesë e rëndësishme e skuadrës së Bajernit”.

LARGIMET E BOATENG DHE RUDIT

“Nuk mund ta mohoj një largim të mundshëm nga Bajerni për Rudin, por pa dyshim që shuma prej 15 milionë eurosh e ofruar nuk do mjaftojë për mesfushorin. Ndërsa Zherom Boateng foli me Karl-Hainc Rumenigen dhe tha se donte një ndryshim. Për të vlen e njëjta gjë si me Rudin, nëse Parisi paguan shumën që kemi kërkuar për të, atëherë ai mund të largohet i qetë, por unë do isha i lumtur dhe nëse të dy qëndrojnë.

15164002322519

Ata janë lojtarë shumë cilësorë dhe trajneri shpreson të vazhdojë me ta”, përfundoi Hënes. Bajerni do të synojë të rikthehet në majën e futbollit botëror, duke shpresuar të fitojë Champions-in në sezonin e ardhshëm, edhe pse konkurrenca është shumë e madhe, duke parë edhe dominimin e skuadrave spanjolle apo angleze në Europë. Por me ardhjen e trajnerit të ri, Niko Kovaç, drejtuesit e skuadrës kampione të Gjermanisë shpresojnë të nisin një cikël të ri duke fituar sa më shumë trofe të rëndësishëm për klubin bavarez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura