Nga Kuvendi gjatë fjalës se saj, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur ashpër ndaj qeverisë dhe programit që sipas saj nuk ka asgjë konkrete, duke nisur nga ekonomia.
Por, kritikave të Kryemadhit nuk i ka shpëtuar as Presidenti Ilir Meta, bashkëshorti i saj.
Nga foltorja e Kuvendit, ajo tha se për situatën në vend mban përgjegjësi secili, përfshirë edhe Presidenti i Republikës.
“Ky është shteti që duam? Kjo është Shqipëria që duam? Prandaj të nderuar kolegë! Unë dua të shtroj një pyetje të thjeshtë:
Kush mban përgjegjësi për këtë situatë katastrofike të rendit, të ekonomisë, të shoqërisë, si dhe për këtë imazh të dërrmuar dhe të shëmtuar ku gjendet Shqipëria sot? Jam e bindur secili prej nesh, edhe firmës së Anastasit në proces verbal e zgjedhjes së kryetarit, por qeveria shumë më shumë!”, tha Kryemadhi.