“Presidenti duhet thirrur me dhunë”/ Kërkesa e Spartak Brahos: Ashtu siç Berisha e ka marrë në…Ja çfarë vendosi Komisioni Hetimor

May 24, 2021 | 12:44
SHPËRNDAJE

Pas refuzimeve të herë pas hershme për t’u paraqitur ne Komisionin Hetimor, në mbledhjen e sotme anëtari dhe deputeti Spartak Braho ka bërë një kërkesë, që Presidenti i Republikës, Ilir Meta të thirret me forcë.

Në fjalën e tij, Braho solli në vëmendje ngjarje te ngjashme qe kane ndodhur vitet e kaluara, kur protagonist ka qene Meta dhe Berisha.

Ai tha se ashtu siç ka bërë Berisha ne 1994 në ngjarjet e Poliçanit, që e mori me forcë Ilir Meten, ashtu të veprohet edhe në këtë rast. Me tej deputeti u shpreh se Ilir Meta eshte pa karakter.

Kjo kërkesë u hodh poshtë nga Komisioni, i cili miratoi që Presidenti mos të thirret më, por të vazhdohet me administrimin e provave.

DISKUTIMET NE KOMISIONIN HETIMOR

Spartak Braho: Nuk i heq asnjë presje shpjegimeve të zonjës Bushka. Presidenti ka detyrimin të sillet edhe me forcë, por është çështje vullneti. Që do të thotë se ai nuk ka më vullnet. Nuk njeh komisionin hetimor dhe jo më të vijnë në Parlament. Unë do ta shtroj çështjen ndryshe. Ky president nuk ka karakter. Më kujtohen ngjarjet e viteve të shkuara, kur ky Presidenti në pozitën e kryeministrit e mori me dhunë mister dubluesen, Berishën. Ashtu siç Berisha e ka marrë me dhunë këtë në 1994 në ngjarjet e Poliçanit. Unë vras mendjen ishin këta skenarë të kurdisura mes tyre. Pse nuk vjen sot ky në parlament?

Ky akuzohet për thirrje me dhunë, për dhunë. Parashikuar nga nenin 223 i kodit penal.

I mungon komisionit hetimor vullneti për ta thirrur?! Jam dakord me logjiken dhe shpjegimit që dha Bushka, por ai duhet thirrur me dhunë nesër. Kështu që ta votojmë këtë propozim. Ky është mendimi im.

Vasilika Hysi: Do të doja të theksoja se lidhur me shkresën e sjellë nga presidenti që ne jo paqëllim ja kemi treguar kërkesën për tu paraqitur. Në shkresë aludohet se ne nuk kemi lexuar përgjigjet e presidentit, duke vënë në shkresë faktin që ne nuk i lexojmë shkresat. Në fakt kjo është për transparence dhe për rekorde. Çdo deputet i këtij komisioni, unë i kam dëgjuar përgjigjet e Presidentit. Do të doja që Presidenti të mos ishte autori i shkrimit të kësaj përgjigje, por të kenë qene lapsuse. Sepse ne kemi theksuar që për shkak të ngarkesës që ka presidenti në këtë periudhë ta zgjidhe vetë ditën dhe orën.  Unë nuk jam që ta thërrasim me forcë. Në këtë moment nuk duhet të tregojmë para publikut të gjere shfaqje që nuk janë aspak në të mirë, qoftë për qytetarët, për imazhin e Republikës Parlamentare, për imazhin e institucionit, pasi boll është dëmtuar imazhi. Bie dakord me propozimin e Bushkës. Mos dorëzoni me kërkesa institucionit të presidentit. Kemi ezauruar çdo mjet. Nuk do doja që në arkivin e Parlamentit, brezat e tjerë të gjejnë letra që do ti vinin turp për ti lexuar.

Alket Hyseni: Ne bëmë thirrjen, jemi të kompletuar nga pikëpamje hetimore. Unë do të hedh në votim çështjen e administrimit dhe të mos vazhdojmë më me procedurën e thirrjes së presidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura