Presidenti Bideni fal mijëra amerikanë të dënuar për marihuanë

Oct 6, 2022 | 23:34
SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan, Joe Biden, do t’i falë mijëra amerikanë të cilët janë dënuar për “posedim të thjeshtë” të marihuanës, sipas ligjit federal.

biden

Falja e Bidenit vjen në kohën kur administrata e tij po merr hapa dramatik drejt dekriminalizimit të drogës, raportoi Associated Press.

Lëvizja e Bidenit mbulon po ashtu mijëra të dënuar për krime në distriktin e Kolumbisë.

Ai ka kërkuar nga guvernatorët që të ndërmarrin hapa të ngjashëm të faljes, për ata që janë dënuar për shkelje shtetërore të marihuanës, të cilat pasqyrojnë shumicën dërrmuese të rasteve të posedimit të marihuanës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura