Presidenti akuzoi Kryeministrin se është peng, reagon Rama: Ilir je thjesht Komandanti i LSI-së, po mishëron…

Oct 19, 2020 | 15:01
SHPËRNDAJE

Ilir Meta_Edi RamaKryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të Presidentit Ilir Meta, i cili tha sot se “kryeministri është peng” dhe se “ai është Komandanti i Forcave të Armatosura dhe ushtari i parë në mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës.

Por në mesazhin e tij, kryeministri Rama thekson se Ilir Meta është thjesht Komandanti i LSI-së.  Për Ramën, Presidenti në kohë paqeje Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit dhe sipas Kushtetues ai nuk komandon asgjë dhe askënd.

“Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!”, shkruan Rama.

Çfare tha Presidenti Meta

“Mbrojtja e kushtetutës nuk është territori i askujt është detyra e parë e presidentit të Republikës, i cili s’është vetëm komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura por është ushtari i parë i Republikës, këtë duhet ta dijë kushdo.

Ka ardhur koha që të verifikohet ndershmëria e patriotizmi i çdo politikani por mund të vijë edhe e cdo qytetari. Le ta dinë të gjithë edhe armiqtë e Shqipërisë se do e marrin përgjigjen aty ku nuk u shkon mendja.

Boll i futën duart e tyre të zeza këtu, për të na bërë një vend gazi i botës. Ndërsa atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbegoviçi ku e morën peng. Thuaj popullit tënd që jam peng e vazhdo punën tënde, se këtë popull e këtë vend nuk e merr askush peng më nën këtë qiell e mbi këtë tokë. Tani do intensifikohen këto komunikimet pyetjet ruajini për të premten nëse nuk ka ndonjë zhvillim të ri”, u shpreh Meta.
Meta-ilir
Reagimi i Presidencës

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta ka reaguar pas konferencës për mediat që dha kreu i shtetit, dhe në fjalën e tij foli për “peng” kur u pyet për një deklaratë të kreut të opozitës Lulzim Basha.  Sipas Tedi Blushit, “referenca për “pengun” i adresohet direkt Kryeministrit ende në detyrë”.


“Thuaji popullit tënd që je peng dhe….”- Këshilltari i Metës sqaron deklaratën e Presidentit kur u pyet për Lulzim Bashën: I adresohet direkt…

edi rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura