Presidenca i përgjigjet Ramës për paketën “AntiKÇK”: Kryeministri ka  vetëm një partner strategjik, Xibrakën dhe Kolumbinë!

Nov 24, 2019 | 16:27
SHPËRNDAJE

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, ka reaguar pasi kryeministri Rama njoftoi se do të nisë nesër pplatformën kundër grupit të strukturuar kriminal, që ai e quan KÇK (kap ç’të kapësh).

Në facebook, Blushi shkruan: KM ka vetëm një partner strategjik: XIBRAKËN dhe Kolumbinë!

tedi-blushi

Pak minuta më parë, kryeministri Rama, në Twitter tha se paketa do të ngrihet me ndihmën e SHBA e BE, ndërsa shigjetoi edhe Presidentin Meta, teksa shkroi: “Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë e ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë, Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres e drejtësi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura