Prenoton gjithë hotelin dhe izolohet në resortin luksoz me 20 femra, lumë kritikash për Mbretin

Mar 30, 2020 | 16:53
SHPËRNDAJE

Mbreti tajlandez është izoluar në një hotel luksoz në resortin turistik alpin të Garmisch-Partenkirchen.

Mbreti Maha Vajiralongkorn, i njohur gjithashtu si Rama X, raportohet se ka prenotuar të gjithë Grand Hotel Sonnenbichl.

Ambienti ku është izoluar mbreti 67-vjeçar përfshin një harem prej 20 grash dhe shëbërtoresh të shumta.

Është e paqartë nëse katër gratë e tij po jetojnë në të njëjtin hotel me pjesën tjetër të grupit.

Bujtinat dhe hotelet në rajon janë urdhëruar të mbyllen për shkak të krizës së koronavirusit, por hoteli Grand Hotel Sonnenbichl bën përjashtim sipas këshillit lokal pasi aty janë një grup i vetëm njerëzish.

Lajmet për izolimin e mbretit në resortin luksoz u pritën me zemërim nga dhjetra mijëra njerëz në Tajlandë, të cilët e kritikuan në internet duke thyer ligjet më të mëdha të vendit.

Sipas ligjeve, kushdo që fyen ose kritikon monarkinë mund të burgoset deri në 15 vjet.

“Pse na duhet një mbret?” ishte hashtagur që u shfaq në Tëitter në Tajlandë dhe u shkrua 1.2 milionë herë brenda 24 orëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura