“Preng Gjini dikur pjesë e policisë dhe Gardës/ Gazetari zbardh detaje pas sagës së vrasjeve në Rrëshen: Një nip u vra për një status në Facebook!

Sep 15, 2020 | 23:27
SHPËRNDAJE

Shpërthimi i ndodhur mbrëmjen e së hënës në Tiranë është i lidhur me një histori hakmarrjesh mes familjeve Reçi dhe Gjini nga Rrësheni.

viktimat

Vrasjet datojnë prej vitit 2016, duke numëruar 4 viktima nga të dyja familjet. Në studion e emisionit “Opinion” gazetari Artan Hoxha u shpreh se mes 4 viktimave, njëri prej tyre ka qenë krejtësisht i pafajshëm.

“Mes këtyre viktimave është dhe nipi i këtyre, Kreshnik Gjini, i cili ishte krejt i pafajshëm. Ai punonte kamarier në Blegjikë dhe u vra vetëm se bëri një status për vrasjen e Gaspër Reçit”, u shpreh Hoxha.

kreshnik-gjini

Kujtojmë se nga familja Gjini është vrarë Kreshnik Gjini dhe Armando Gjini, ndërsa nga familja Reçi është vrarë Gaspër Reçi dhe Kastriot Reçi.

Ndërkohë, gazetari Spartak Koka tha se 50 vjeçari Preng Gjini, në të shkuarën ka qenë pjesë e Policisë dhe Gardës

“Preng Gjini është i moshës 50 vjeç. Ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës, disa vite më parë”.

Duke u ndalur tek saga e disa vrasjeve të ndodhura përgjatë viteve të fundit, gazetari saktësoi se ato nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Koka solli në vëmendje vrasjen e Gasper Reçit, një vit më parë në Rrëshen, që dyshohet se është vrarë për një konflikt me familjen e Preng Gjinit dhe vëllai të tij, Armando (Tonin) Gjini, po të ekzekutuar vitin e shkuar.

Familjarët e Kreshnik Gjinit, të ndjerit i cili është vrarë në vitin 2017 nuk kanë asnjë lidhje familjare. Kreshnik Gjini është nga Rrësheni, ndërsa Preng Gjini nga Malaj e Mirditës, kanë vetëm mbiemrin të përbashkët. Ajo që duhet sqaruar është një moment. Është vrarë Saimir Jaku në 2016-n, Gasper Reçi në 2017-n dhe Kreshnik Gjini në 2017-n. Tre ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Janë fenomene për të cilat është hetuar deri në 2017-n. U mendua se kishte lidhje. Saimir Jaku dhe Kreshnik Gjini janë dajë dhe nip. Gasper Reçi është vrarë për një histori konflikti të dyshuar me familjen e Tonin Gjinit dhe të Preng Gjinit, të cilit iu bë atentat. Po flasim për informacione për të cilat policia sot ka më shumë, sepse para pak minutash edhe Ministri i Brendshëm pranoi se ka dështuar policia në parandalimin e kësaj ngjarjeje dhe në zbulimin e historive.”

Lexoni edhe: 

FOTO+VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm tritoli te kryqëzimi Selitës, dyshohet për atentat me telekomandë, një i plagosur

FOTO e rëndë/ Detaje të reja nga shpërthimi i fuqishëm i një automjeti në Tiranë. Shoferi i gjymtuar brenda makinës

FOTO+VIDEO/ Shpërthimi i telekomanduar tritoli, i plagosuri rëndë është një djalë i ri. Plagoset edhe një kalimtar

Zbardhet identiteti i personit që iu bë atentat në Tiranë, vëllai i të ekzekutuarit në mënyrë mafioze në Rrëshen para syve të fëmijëve

Drejtori i Policisë jep detaje për ngjarjen e rëndë në Tiranë, pista kryesore ajo e hakmarrjes. Dyshohet se i plagosuri…

FOTO- Atentati ndaj Preng Gjinit/ I plagosur edhe një shtetas italian. Kreu i policisë flet për gjendjen shëndetësore

Atentati tek “Vasil Shanto”/ Drejtori i Spitalit të Traumës flet për gjendjen shëndetësore të Preng Gjinit

Atentati ndaj Preng Gjinit në Tiranë e gjashta midis dy fiseve në Rrëshen/ Saga e krimeve nisi për shkak të…

“Të vrasim kudo që të jesh”- Artan Hoxha “zbërthen” atentatin ndaj Preng Gjinit te “Vasil Shanto”: Minat me sahat vijnë nga…

“Policia dështoi në parandalimin e atentatit”- Lleshaj e pranon: Gabuam në zbardhjen e vrasjes së Gasper Reçit. Flet edhe për grupin kriminal të vrasjeve me eksploziv

Shpërthimi me telekomandë i makinës së Preng Gjinit, gazetarja Lala: Atentati i ngjashëm me vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Autorët dhanë…

“Preng Gjini e priste një atentat, sepse lëvizte me…”- Gazetarja Lala tregon lëvizjes e shënjestrës para shpërthimit dhe çfarë kapën kamerat e sigurisë

VIDEO/ Pamje nga momenti pas shpërthimit të automjetit të Preng Gjinit

Atentati ndaj Preng Gjinit/ I plagosur edhe një adoleshent përveç turistit italian

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura