Premtuan “tërmet” me këngën e re, pse e vonuan dy vite projektin e tyre Dhurata Dora dhe Noizy

Jul 24, 2021 | 22:30
SHPËRNDAJE

“Mi amor” quhet kënga e re e Dhurata Dorës dhe e Noizy-t, të cilët e lançuan në orën 12 të natës këtë të enjte në “Youtube”.

noizy (3)

Ky është një nga projektet muzikore të dy këngëtarëve shumë të dashur për publikun, për të cilin është folur rreth dy vite më parë. Një ditë para publikimit të këngës, Noizy u shpreh për këtë bashkëpunim: “Një gjë po ju them. Kënga me Dhurata Dorën do të shkatërrojë klubet e botës. Edhe ato që s’din me kërcy, do të kërcejnë deri sa t’thyhen. Mbajeni mend”.

dhurata dora

Prej gati 2 vitesh, Dhurata Dora dhe Noizy ishin në tentativë për një bashkëpunim mes tyre. Në vitin 2019 nisën informacionet e para se dy këngëtarët kishin bashkuar forcat me njëri-tjetrin për një duet.

dhurata dora2

Një foto e tyre e përbashkët bëri xhiron e rrjetit, por asgjë nuk u lançua gjatë atij viti nga Noizy dhe Dhurata. Pothuajse në të njëjtën kohë, Dhurata dhe Noizy kanë publikuar foto nga i njëjti vend.

Ata shfaqen në një hapësirë të hapur, rrethuar me lule dhe në sfond dallohet një ngjyrë vjollcë. “Bëhuni gati”, ka shkruar Dhurata përkrah fotos së saj duke paralajmëruar një projekt të ri.

noizy1

Po ashtu Noizy shkruan në postimin e tij: “A jeni gati për çka po vjen?” Më pas menjëherë kanë nisur komentet nga fansat e dyshes që shprehen të bindur se dueti po afron.

Noziy dhe Dhurata Dora kanë qenë mjaft aktivë në muzikë këto kohë. Kjo e fundit publikoi në muajin maj superbashkëpunimin me artistin francez Gims, që deri më tani rezulton të jetë një nga hitet e verës së këtij viti me mbi 40 milionë klikime në “Youtube”.

dhurata dora1

Ndërsa Noizy ka publikuar deri më tani, për këtë vit, 6 projekte muzikore. Mes tyre janë “Murder”, duet me Arilena Arën, dhe kënga tjetër me Varrosin dhe Lil Kolin që mban titullin “Te lagjja”.

Që të dy janë jo vetëm ndër artistët shqiptarë më të kërkuar në koncerte në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë, por edhe ndër më të klikuarit në “Youtube”. Kujtojmë se për klikime mban rekordin Dhurata Dora, e cila me këngën “Zemër” të kënduar me reperin algjerian Soolking, ka kaluar tashmë 600 milionë klikime duke fituar kështu statusin e një prej hiteve shqiptare të padiskutueshme.

dhurata dora noizy

Me sa duket, Noizy dhe Dhurata Dora kanë një miqësi të vjetër dhe të ngushtë me njëri-tjetrin. Ata kanë qenë shpesh të ftuar në koncerte të ndryshme në Diasporë, pra, në njëfarë mënyre menaxherët e lokaleve i kanë bërë bashkë me kohë. Miqësia e tyre u duk edhe pak muaj më parë teksa Noizy i bëri Dhuratës një dhuratë të bukur, një palë veshje sportive të markës së tij, gjë të cilën Dhurata e ndau për miqtë e saj në “Instagram”, duke e falenderuar publikisht Noizyn.

dhurata dora noizy1

Madje, thonë se afrimi i Dhuratës me Noizyn ka acaruar Dafina Zeqirin, një tjetër këngëtare e famshme, e cila edhe ajo ka bërë duet me herët me Noizyn, dhe pas kësaj thuhet se miqësia e ngushtë mes Dhurata Dorës dhe Dafina Zeqirit u prish.

dhurata dora (6)

E ndërsa projekti i përbashkët i Dorës me Noizyn u shty me një vit për arsye që nuk i dimë dhe një vit tjetër për shkak të pandemisë, tashmë ai është në “Youtube”.

Të shohim se çfarë rekordi do thyejë Dhurata Dora me këtë këngë dhe nëse Noizy do vendosë ndonjë rekord të ri, pasi kënga e tij më e klikuar mbetet një bashkëpunim me Encën, i bërë disa vite më parë.

/Panoramaplus.al

noizy (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura