Premtoi testime në çdo shtëpi për koronavirus, ministri jep dorëheqjen

Mar 26, 2020 | 14:32
SHPËRNDAJE

pm_ludovic_orban_and_health_minister_victor_costache_inquam_photos_george_calinMinistri i Shëndetësisë në Rumani, Victor Costache, ka dhënë dorëheqjen një ditë pasi tha në televizionin kombëtar se çdo banor i Bukureshtit do të testohej për koronavirus, me skuadra që do të shkonin derë më derë për të bërë testet.

“Më vjen keq për dorëheqjen e tij, por nga ana tjetër e kuptoj atë dhe falënderoj ministrin”, njoftoi Kryeministri rumun Ludovic Orban. Sipas raporteve të mediave lokale, ishte kryeministri që i ka kërkuar Costache-s të jepte dorëheqjen, pas deklaratës së tij të mërkurën në mbrëmje.

Ka një shqetësim në rritje në vend për mungesën e sigurisë dhe pajisjeve mjekësore në spitale, si dhe kritika për kapacitetin e kufizuar të testimit për virusin.

Bukureshti ka më shumë se dy milionë banorë, ndërsa vendi deri më tani ka qenë në gjendje të kryejë vetëm rreth 2,000 teste në ditë.
Qeveria e Rumanisë ka forcuar kufizimet e lëvizjes ditët e fundit, pas shqetësimeve për numrin në rritje të rasteve të koronavirusit në vend. Njerëzit tani janë të lejuar të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për të punuar, për të blerë gjëra të domosdoshme, ose disa arsye të tjera themelore, si dhe iu kërkohet dokumentacion për të shpjeguar lëvizjet e tyre.

Mbi 5,600 njerëz u gjobitën gjatë ditës së parë të kufizimeve të reja të mërkurën. Deri të enjtes, Rumania kishte 1,029 raste të konfirmuara të koronavirusit, me 17 vdekje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura