“Premtoi 300 mijë vende pune, largoi 500 mijë shqiptare”- Salianji publikon videon: Rama krijoi një rend të ri për…

Aug 23, 2020 | 13:14
SHPËRNDAJE

Duke kujtuar premtimet e Edi Ramës, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji thotë se pavarësisht se premtoi 300 mijë vende pune, largoi 500 mijë qytetarë nga vendi.

Një tjetër premtim i pambajtur sipas tij, ishte rendi dhe siguria, duke shtuar se krijoi një rend të ri ku banditë, kriminelë dhe trafikantë kontrollojnë institucionet!

Salianji publikon videon:

Ramën e qeshin edhe të vetët, Shqipërinë s’duhet ta qajmë se e zhvat ky.

Premtoi Rilindje, solli rrënim! Premtoi 300.000 vende pune, e rrënoi ekonominë, varfëroi qytetarët, largoi 500.000 qytetarë për azil!

Premtoi taksim të ndershëm, vuri taksën më të pandershme, favorizoi tarafin e ngushtë dhe lehtësoi okigarkët.

Premtoi rend dhe siguri; krijoi një rend të ri ku banditë, kriminelë dhe trafikantë kontrollojnë institucionet!

Premtoi barazi para ligjit dhe ndëshkoi vetëm qytetarët e pamundur.

Premtoi Shqipëri të ndershme, ndërtoi Shqipërinë e oligarkëve, banditëve, kriminelëve. Ju dha pasuri natyrore bregdet, buxhet dhe gjithçka një grushti njerëzish.

Ramën e qeshin edhe të vetët, por Shqipërinë s’duhet ta qajmë se e zhvat ky!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura