Premtimet e Ramës përpara 14 majit/ Bamir Topi: Fakti që ai ndërhyn me mekanizma qeveritarë është e turpshme, KQZ duhet t’i kërkojë kryeministrit të tërheqë nismën

Mar 30, 2023 | 20:30
SHPËRNDAJE

Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur se premtimet e kryeministrit Edi Rama përpara zgjedhjeve të 14 majit (për shpërndarjen e 50 mije lekëve të vjetra për pensionistët…) janë në shkelje të kodit zgjedhor.

auto_01001675548761

Komentet Topi i bëri gjatë një interviste në News 24, ku tha se fakti që kryeministri Edi Rama ndërhyn në fushatë me mekanizma qeveritarë është e turpshme.

Ai shtoi se i takon Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të deklarohet qartë për këtë çështje dhe ti kërkojë kryeministrit të tërheqë nismën.

“Zgjedhjet kanë ndryshuar shumë nga mënyra sesi realizohen këto 30 vite. Në vitet 90 shkonim të gjithë me thasë me miell. Konsiderohej një rekrutim i një grupi të caktuar për votën. Çfarë është 50 mijë lekshi? E Njëjta gjë e shëmtuar. Nëse këto janë ën debate të forta me njëri-tjetrin, kryeministri duhet të kishte dhënë një imazh tjetër për të shpalosur projekte. Fakti që kryeministri ndërhyn me mekanizma qeveritarë, është e turpshme.

Unë dëgjova kryetarin e KQZ-së i cili duhet të kishte qenë më i qartë në prononcimin e tij. Ai duhet të informohet për këtë punë urgjentisht dhe të informojë publikun dhe ti kërkojë kryeministrit që të tërheqë nismën dhe ktë 5 mijë lekshin ta bëjë 10 mijë lekë pas zgjedhjeve. Kur ai tenton të argumetojë premtimin e tij për pensionistët, ai duhet të kishte bërë një analizë të gjendjes ku ndodhen pensionistët.

Sot ka pensione sociale që është vështirë të sigurosh edhe ajrin. Deklaratat për historitë e pagës mesatare, është e njëjta logjikë si ajo e pensioneve. Le t’i rezervojë këto sepse mandati i tij vijon edhe 2 vite pas këtyre zgjedhjeve. Rritet propabiliteti që ai që shkon në moshë pensioni të ketë probleme shëndetësore. I gjithë ky pension shkon për ilaçe. Rama e ka analizuar mirë situatën, është historia e gjelit të detit. Rama njeh shumë mirë nivelin e perceptimit në shoqëri. Në sytë tanë, sigurisht kjo është një ofendim që ti japësh atyre para në kundërshtim me ligjin. I takon kryetarit të KQZ-së të deklarohet. Po u futëm te historia e PS, unë do të thoja që nesër është vonë që PS të shkojë në opozitë. Po të flasim për mënyrën e sjelljes së PS në këto vite”, u shpreh Topi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura