Premtimet e Belind Këlliçit, Meta: Përgjigja më e fortë në mbrojtje të mjedisit. Zhurma e trafikut shkakton tension të lartë të gjakut

Mar 27, 2023 | 19:12
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar të dhënat e studimit në revistat amerikane, sipas të cilave zhurma e trafikut shkakton tension të lartë të gjakut, sidomos kur shoqërohet edhe nga ajri i ndotur.

meta-kellici-1

Meta shprehet se Tirana për fat të keq i ka të dyja, edhe zhurmën e trafikut edhe ajrin e ndotur. Ai thekson se plani i Belind Këlliçit për transformimin rrënjësor të transportit urban është përgjigja më e fortë në mbrojtje të mjedisit.

“Trafiku rrugor i rënduar dhe zhurmat e shtuara që shkakton ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit. Studimet më të fundit të publikuara në revistat prestigjoze amerikane provojnë që zhurma e trafikut shkakton tension të lartë të gjakut, sidomos kur ai shoqërohet edhe nga ajri i ndotur.

Tirana fatkeqësisht i ka të dyja, edhe zhurmat e trafikut, edhe ajrin e ndotur. Ndaj plani i Kryetarit të ardhshëm të Bashkisë, Belind Këlliçi për transformimin rrënjësor të transportit urban është përgjigja më e fortë në mbrojtje të mjedisit, shëndetit dhe jetës së qytetarëve të Tiranës. Këto do t’i bëjmë realitet pas 14 Majit! Bashkë Fitojmë”, deklaron Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura