Preku pacienten në vende intime, 18 muaj burg mjekut kirurg të Beratit

Oct 8, 2015 | 14:29
SHPËRNDAJE

Gjykata e Beratit ka dënuar me 18 muaj burg mjekin e spitalit të Beratit, pasi ngacmoi seksualisht pacienten, gjate kohes që mbahej nën kujdes mjekësor pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Spitali i Beratit
Spitali i Beratit

Vendimi është marrë sot nga trupi gjykues, i cili pranoi kërkesën e Prokurorisë per kete akuze.

Mjeku Artan Sula, u akuzua për veprën penale të «Ngacmimit seksual», në dëm të shtetases A.B, të cilën e ka ngacmuar në pjesët intime, në kohën kur e dëmtuara kishte përfunduar një ndërhyrje kirurgjikale.

Ngjarja për të cilën akuzohet mjeku ka ndodhur në dt. 03.10.2014, në ambjentet e spitalit të Beratit.

Kallezimi 

Sipas kallëzimit të bërë nga pacientja, ajo në datën 1 tetor 2014 ka bërë një operacion në spitalin e Beratit nwn kujdesin e mjekut kirurg. Dy ditë pas operacionit, më datë 3 tetor, rreth orës 10:30, me urdhër të mjekut, pacientja është shoqëruar nga infermierja me iniciale Y.Rr. për në sallën e operacionit me qëllim mjekimin e plagës.

Gjatë mjekimit, i pranishëm ka qenë mjeku kirurg Artan Sulo, i cili pas shërbimit të kryer nga infermierja, e ka shoqëruar pacienten në dhomën e mjekut për t’i shikuar plagën. Gjatë momenteve që ndodheshin aty, në dhomën e mjekut, kirurgu e ka prekur pacienten në pjesën e gjoksit dhe i ka futur dorën poshtë duke e prekur atë në organin gjenital.

Në të njëjtën kohë kirurgu akuzohet se ka tentuar ta puthë në buzë pacienten duke e tërhequr pas vetes. Pacientja me iniciale A.B. ka kundërshtuar duke arritur të shkëputet nga mjeku dhe ka dalë në korridorin e sallës së operacioneve. Kirurgu e ka kapur sërish nga krahu dhe e ka kërcënuar që të mos i tregojë kujt për atë çka ndodhi, por pacientja i ka thënë që jo vetëm do të tregonte, por do të lajmëronte edhe policinë për ngjarjen.

Deshmia e mjekut pas ndalimit 
Menjëherë pas ndalimit nga policia, kirurgu Artan Sulo në shpjegimet e dhëna në cilësinë e personit në hetim nuk ka pranuar të ketë ngacmuar seksualisht pacienten. Ai ka pretenduar se kjo paciente është shoqëruar në sallë nga kryeinfermierja Y.Rr., e cila ka kryer mjekimin dhe pas mjekimit ajo është shoqëruar nga infermierja tjetër me iniciale F.K. për në dhomën e saj, duke pretenduar që të mos ketë qenë në asnjë çast i vetëm me kallëzuesen. Pas mjekimit, kirurgu pretendon se në dhomën e mjekut kanë shkuar familjarët e pacientes, të cilët e kanë fyer dhe goditur, me pretendimin se ai kishte ngacmuar seksualisht të sëmurën. Infermierja Y.Rr. ka dëshmuar për Prokurorinë se pas mjekimeve të kryera ajo kishte ikur, duke e lënë pacienten të vetme me mjekun Artan Sulo. Edhe infermierja me iniciale F.K. ka dëshmuar se ka parë qytetaren duke dalë nga dera e sallës dhe, pasi ka hyrë aty, punonjësja e spitalit ka gjetur brenda mjekun e akuzuar për ngacmimin seksual, i cili ishte vetëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura