Prekëse/ Xhaxhai i nxënësit që humbi jetën nga sulmi në autobus rrëfen bisedën e fundit: Tha për 10 minuta jam në shtëpi. Thuaji mamit të më bëjë gati bukën!

Nov 27, 2021 | 16:24
SHPËRNDAJE

Të afërmit e viktimave që humbën jetën në Deçan pasi një autobus u sulmua me armë zjarri, zbulojnë të tjera detaje mbi ngjarjen e rëndë.

Jakup Hamzaj, xhaxhai i Ledion Hamzajt, njërit prej nxënësve që ndërroi jetë pas sulmit me armë, ka rrëfyer për “News 24” si e mori lajmin e hidhur.

Hamzaj rrëfen se ishte babai i Ledionit i cili ka mbërritur i pari në vendin e ngjarjes, ku ka parë se shoferi i mjetit kishte ndërruar jetë në vendngjarje.

Lajmin e dëgjuam mbrëmë rreth orës 19:00. Më thirrën në telefon më thanë ka ndodhur dicka, është plagos Ledioni. Vëllain e lajmëruan në telefon. Vëllai im, babai i Ledionit shkoi i pari aty, ka qenë i pari që ka hyrë në autobus.

E morën i thanë ‘hajde shpejt se na kanë gjut ka viktima’. I pari që ndërroi jetë në vend ishte shoferi, kur e ka pa vëllai im, më pas ka nxjerr vajzën e plagosur nga dritarja e më pas ka kap djalin e vet. Djali ka pas shenja jete deri diku, por më pas ka ndërruar jetë”, tregon xhaxhai.

Ai rrëfen edhe bisedën e fundit të nipit të tij me babin në telefon, 10 minura para se të ndodhte sumi në autobus. “Biseda e fundit ka qenë 10 minuta para se të ndodhte rasti. I tha ‘bab për 10 minuta thuaj mamit jam në shpi, bëma bukën, se erdha. Ky menjëherë ka marrë telefonin dhe e ka thirrur. Ledjan ku je, edhe nuk është përgjigjur djali. Një djalë apo vajzë ka thirrur vëllain, tha ejani se na kanë gjuajtur, na ka plagosur, ka të vrarë. Ka shkuar edhe fshati ’ – tregon xhaxhai i të riut që humbi jetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura