PREKËSE/ Pësoi infarkt, zgjohet pas gati 3 vitesh nga koma futbollisti i Ajaksit

| 22:38
SHPËRNDAJE

Futbollisti i Ajaksit Abdelhak Nuri është zgjuar nga koma pas 2 vitesh e 9 muajsh. 22-vjeçari holandez pësoi infarkt gjatë një ndeshje miqësore në 8 korrik të vitit 2017 kundër Verder Bremenit, ku ra në fushë pas problemeve të mëdha në zemër. Pas 5 ditësh, ai ra në koma dhe ditën e sotme ka mundur të zgjohet dhe të lëvizë.

10

Vëllai i tij dhe mjekët raportojnë se djaloshi ushqehet dhe reagon nëpërmjet udhëzimeve, por ende nuk mund të flaë dhe komunikon nëpërmjet lëvizjes së qepallave të syrit.

Nuri pësoi dëmtime në tru prej arrestit kardiak, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të jetë më tej gjendja e tij shëndetësore.

PANORAMASPORT.AL

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.